Misteret e mëdha të botës

AddThis Social Bookmark Button

Pikëpyetjet e shkencëtarëve dhe studiuesve vazhdojnë të mbeten aktuale për shumë fenomene historike.

Si u ndërtuan Piramidat në Egjipt? Po fytyrat në Belzet? Në listën e mëposhtme ne do të sjellim 10 misteret më të mëdha që kanë mbetur në historinë e botës.

UFO / Area 51
Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese, por që siç e shpjeguam më sipër, termi përfshin pamundësinë për t’i identifikuar dhe jo për t’i përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore. Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm, por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe false. Në dhjetor të 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në internet nga burime anonime dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shumë njerëz, këto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.

Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afërsi të malit Rainer, në shtetin e Uashingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji. Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë, të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve, kanë hasur qenie të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm, që u quajtën Foo fighters nga vetë pilotët.

Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona 51), një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë, thuhet se ka dokumente me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz, të cilët thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdimisht trupa qiellorë dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 121.

AlbaDonna


Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.