Projektligji për sigurimet shoqërore

AddThis Social Bookmark Button

  

Ndryshime në kufirin e moshës dhe në pensione, sjell projektligji i ri i sigurimeve shoqërore, i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Më shumë vjet pune, por edhe masa si kontributi social, krijojnë një skenar shpërthyes për shtresat popullore. Projektligji parashikon ndryshime në doza për llogaritjen e pensioneve, kufizon “daljen” para kohe dhe përfshin masa konkrete për grupe të caktuara (p.sh për pensionistët që punojnë, vajzat e pamartuara, nëpunësit publikë me dy punë, etj.).

- Ndryshojnë të gjitha që më 1/01/2018
- Kontribut social për të gjitha pensionet mbi 1.400 euro
- Shkurtime pensionesh që prej vitit 2011 për ata që dalin parakohe në pension                                                 - Që më 1/01/2013 nëpunësit publikë integrohen në IKA

Ndryshimet më të rëndësishme

1. Pension i plotë pas 40 vjet pune me pagesë 70% të rrogës.

2. Asnjë pension nën moshën 60-vjeçare, mbetet kufiri 65 vjeç.

3. Nënat me fëmijë të mitur dalin në pension 55 vjeç në vend të 50 deri tani.

4. Pension me 35 vjet pune në moshën 60-vjeçare, në vend të moshës 58-vjeçare. Mbetet 37 vjet punë pa kufi moshe.

5. Vendoset kontributi social 3-9% për pensionet mbi 1.400 euro.

6. Ulet rreth 6% pensioni për çdo vit daljeje në pension para kohe.

7. Priten pensionet për ata që vazhdojnë të punojnë dhe për vajzat e pamartuara.

8. Në vitin 2013 të gjithë punonjësit publikë në IKA. Me sistemin e ri të sigurimeve shoqërore, caktohen dy tipa paralele pensionesh:

A - Pensioni bazë që del nga ndarja e pjesëmarrjes shtetërore në financimin trepalësh dhe që është 360 euro në muaj, i cili fillon nga viti 2018. Ky pension mbulon edhe të pasiguruarit mbi moshën 65-vjeçare.

B - Pensioni proporcional që del nga marrëdhënia proporcionale ndërmjet kontributeve dhe viteve dhe sigurimin e jetës. Paguhet nga organizmat pas daljes në pension, së bashku me pensionin bazë.

Kufijtë e moshës së daljes në pension

A - Kufiri i përgjithshëm i daljes në pension mbetet i pandryshuar, 65 vjeç.

B - Ashpërsohen dhe zgjerohen “dënimet” për daljen e parakohshme në pension.

C - Shtohen sipas parashikimeve të ligjeve të mëparshme, kufijtë e moshës të kategorive të veçanta.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 138.

AlbaDonna


Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.