Krimi në Shqipëri, rriten me 12 % shifrat e vrasjeve dhe vjedhjeve

AddThis Social Bookmark Button


Krimi në Shqipëri është cilësuar nga ekspertë e sociologë të ndryshëm si një fenomen gjithnjë e në rritje. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një fenomen që dominon shoqerinë shqiptare që në themelet e saj.Vendi ynë goditet thuajse çdo ditë  nga krimi i organizuar dhe ai në familje.

Rastet e vrasjeve të biznesmenëve të njohur ose jo, me sipërmarrje të mëdha ,janë një dëshmi e fortë për ekzistencën e rrënjëvë të fuqishme kriminale që ekzistojne në vendin tonë. Krimi në familje është gjithashtu një fenomen i përditësuar me një numër të lartë viktimash.Statistikat e viteve të fundit tregojnë për një realitet të frikshëm të cilin e jetojmë në heshtje pa mundur të bëjmë dicka.Shifrat e tre viteve te fundit tregojnë për një rritje të nr të krimeve që janë kryer në vendin tonë, pa marre parasysh nr total të të dhenave të cilat nuk publikohen nga insitucionet shteterore.Kështu  në Tiranë prokuroria për vitin 2010 ka raportuar 6562 vepra penale, ndërsa policia 4901.

Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.