Historia e gjakmarrjes në Shqipëri dhe vrasjet e viteve të fundit

AddThis Social Bookmark Button


Gjakmarrja presupozon vrasjen që kryhet për të marrë gjakun e një personi të vrarë ose të plagosur më parë.Fenomeni i vrasjes për gjakmarrje ka karakter historik.Ai ka lindur në rendin e bashkësisë primitive, ka evoluar në periudhat e tjera historike, duke u shfaqur edhe në kohët moderne në forma të tjera,ndoshta edhe më të dhunshme se më parë.

Në Shqipëri, gjakmarrja ka lindur dhe ka kaluar në disa etapa historikë, duke filluar që nga sundimi i perandorisë romake e cila lejoi fiset ilire në zonat malore të jetonin sipas zakoneve tradicionale ku përfshihej edhe gjakmarra e hakmarrja, e deri tek kanuni i Skëndërbeut (Arbrit).Nëse do të shohim nr e vrasjeve që janë kryer për gjakmarrje që prej vitit 1912 mund të themi se periudhat para viteve '90 rregjistrojnë nr më të ulët të vrasjeve për të marr gjak.Periudha 1990-2007 mund të konsiderohet si etapa historike ku gjakmarrja ka kulmuar.Shkak për këtë janë bërë rizgjimi i elementëve kanunorë si rrjedhojë e një shteti të dobët dhe të pafuqishëm të luajë rolin e tij disiplinues e rregullues në zbatimin e proçeseve demokratike.Por edhe si rrjedhojë e keqpërdorimit i elementëve dhe kodeve kanunore .Tregues të tjerë si krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni etj, u bënë burim i ri konfliktesh të thella, të cilat iu shtuan atyre të vjetrave dhe sollën krimin zinxhir të hakmarrjes, dhe gjakmarrjes. Në 10-vjeçarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen zënë 38 % të këtij krimi, shifra këto mjaft të larta.

Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.