Divorci dhe fëmijët

AddThis Social Bookmark Button


Gjykata e Tiranës numëron qindra raste divorci në një vit. Rastet e zgjidhjes së martesës janë shtuar mjaft veçanerisht 10 vjecarin e fundit. Shkaqet kryesore të c’kurorzimit lidhen me të ardhurat e bashkëshortëve dhe lidhjet jashtëmartesore të njërit partner apo tjetrit.

Ajo çka vlen të përmendet si çështje me mjaft rëndësi e delikate në një rast divorci janë fëmijët dhe kujdestaria e tyre. Divorci i prindërve është i vështirë për t’u perceptuar nga fëmijët, të cilet jo rrallëherë fajsojnë veten për ngjarjen dramatike ne jeten e tyre.Pasojat emocionale dhe psikologjike të fëmijeve të prindërve të ndarë janë të mëdha.Në gjykatë përpara se prindërit të ndahen përfundimisht merret edhe mendimi i fëmijëve në moshë më të rritur, në mënyrë që edhe ata të bëjnë zgjedhjen e tyre, të qendrojnë me njìërin prind apo me tjetrin. Por këtë mundësi nuk e kanë të gjithë femijët të cilët nuk e kanë arritur moshën e të kuptuarit.


Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.