Soni Malaj shtatzanë më të fejuarin e saj italian Mirkon

AddThis Social Bookmark Button


Të dashuruar në edicionin e parë 'Dancin with the Stars Albania', këngëtarja e suksesshme shqiptare Soni Malaj dhe balerini i mirënjohur, dhe partneri i saj në këtë spektakël Mirko duket se jane duke jetuar një përrallë të bukur dashurie.Pas fejesës ata u zhvendosën në Spanjë ku edhe kanë blerë shtëpinë e përbashkët ku po jetojnë dhe punojnë.

Një lajm i ri vjen nga këngëtarja se është disa muajshe shtatzanë dhe se po përjeton një kohë shumë të bukur megjithë vështirësitë në shëndet si rezultat i kësaj ngjarje.Ajo thotë se fëmija ishte me kohë në planet e saj dhe është shumë e lumtur që pret një fëmijë nga i fejuari i saj Mirko.Soni ka thënë për mediat e shkruara se ajo vazhdon me koncertet e saj në Europë por njëkohësisht sëbashku më Mirkon kanë edhe një aktivitet të tyre në Spanjë i cili u kërkon mjaft enegji e punë.

Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.