Pikat e zeza në fytyrë, ja si t'i eleminojmë

AddThis Social Bookmark Button


Fytyrën perfekte , të butë e pa asnjë njollë e ëndërron çdokush, e sidomos femrat.Por jo gjithnjë mund 't'i heqim qafe', ndaj ju këshillojmë disa mënyra për të qënë më të qetë dhe për të pasur një fytyrë sa më të pastër.

Ngrohni 2 litra ujë në një enë, mbase mund të shtoni edhe ndonjë aromë të mirë dhe mbuloni kokën me një peshqir. Durojeni këtë efekt për 10 minuta në mënyrë që poret tuaja të hapen dhe të pastrohen. Scrub dhe peeling mund të favorizojnë pastrimin në thellësi. Për të pergatitur një shkumë ju duhet të rrihni një të bardhë veze dhe t'i shtoni disa pika limon. Përzijini me kujdes dhe hapeni në fytyrë të pastër, duke e lënë në qetësi për 10 minuta.Një teknik tjetër shumë efikase për pastrimin e javeë është edhe maska me argjil, ate mund ta gjeni të gatshme ose ta pergatisni vet, duke perzier argjilen me gjysëm gotë ujë të vakët dhe gjysem kokrre limon të shtrydhur. Perziejini me kujdes derisa të formoni nj masë homogjene kremoze dhe më pas aplikojeni në zonën T të fytyrës(balli, hunda, mjekra) dhe lëreni në qetësi për 30 minuta. Eleminoni argjilen pasi të jetë tharë me një pecet të njomë dhe me pas shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.